Bajern Munihu në “gjah” pas holandezit te Barcelona

Skuadra e Bajern Munihut ka shprehur interesimin për mesfushorin e Barcelonës, Frenki De Jong. Mediat në spanjë raportojnë mesfushori holandez është i pakënaqur me situatën që po kalon në “Camp Nou” dhe në verë pritet largimi i tij.

Sipas asaj që bën të ditur “Sport”, bavarezët do ta rivalizojnë Mançester Junajtedin në garë për shërbimet e holandezit. Që prej ardhjes së Çavi Hernandezit në krye të skuadrës katalunase, De Jong nuk ka gjetur hapësirat që kishte më parë në 11-shën e parë të Barcelonës.

Gjatë këtij sezoni me Barcen, Frenki De Jong ka zhvilluar 28 ndeshje, ku ka realizuar tri gola dhe po aq asiste.

LEXO EDHE:

Back to top button