Filadelfia, Feniksi dhe Dallasi kalojnë në gjysmëfinale

Janë përcaktuar 4 skuadrat gjysmëfinaliste të play off-it në Konferencën e Lindjes. Filadelfia është ekipi i fundit që shkon në gjysmëfinale, pas fitores 132-97 ndaj Torontos në Kanada, duke fituar 4-2 serinë e takimeve. Të gjithë titullarët e Filadelfia-s realizuan mbi 12 pikë, me Xhoel Embiid që bëri diferencën, me 33 pikë e 10 kërcime.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Feniksit mposhti 115-109 Nju Orlinsin dhe fiton 4-2 serinë e çerekfinales, duke avancuar në gjysmëfinale. Ndeshje me rivalitet, ku për Feniskin u dallua veterani Kris Poll me 33 pikë. Në gjysmëfinale shkon edhe Dallas, që mundi në sekondat e fundit 98-96 skudrën e Juta Xhazzit. Donçiç dhe Brunson realizuan nga 24 pikë secili për Dallasin, duke i bërë të pavleshme 23 pikët e Miçellit për skuadrën vendase.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

MAJAMI – Atlanta, (4-1)

FILADELFIA – Toronto, (4-2)

MILLUOKI – Çikago (4-1)

BOSTONI – Bruklini (4-0)

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Majami – Filadelfia

Bostoni – Milluoki

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

FENIKSI – Nju Orlins, 115-109 (4-2)

DALLASI – Jua Xhaz, 98-96 (4-2)

GOLDEN STEJT – Denveri, (4-1)

Memfisi – Minesota, (3-2)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Feniksi – Dallasi

Golden Stejti – ?

LEXO EDHE:

Back to top button