Bajern Munihu një makinë perfekte, rekord i ri europian

Bajern Munihu nuk ndalet dhe makina perfekte ka arritur te 14 ndeshje radhazi me fitore në të gjitha kompeticionet. Skuadra e Kompani dominon në Bundesliga, në Kupë dhe në Ligwn e Kampionwve.

Kampionët e Gjermanisë kanë siguruar kalimin në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë pas një fitoreje të qartë 4-1 ndaj  Kellnit. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë intensive, ku Bajerni tregoi superioritetin e tij, megjithëse Kellni e nisi për mirë sfidën.

Skuadra e Kellnit kaloi në epërsi prej 1-0 në minutën e 31’ me një goditje me kokë të Ragnar Ake pas një krosi të saktë nga Isak Johanesonit. Bajerni reagoi shpejt, ku në minutën e 36’, Luis Diaz shënoi golin e barazimit 1-1. Vetëm dy minuta më vonë, Hari Kejn kaloi bavarezët në avantazh 2-1 me një goditje të fortë brenda zonës. Në minutën e 64’, Kane shënoi sërish, pas një kros perfekt nga Xhoshua Kimih, duke shënuar me kokë për 3-1.

Për ta vulosur fitore, Mihael Olise realizoi golin e katërt në minutën e 72’, duke finalizuar me qetësi një kombinim të luajtur brenda zonës (4-1).

Me këtë fitore, Bajern Munich siguroi avancimin në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë dhe tregon formë të mirë për fazat e ardhshme, duke demonstruar fuqinë sulmuese dhe konsistencën në mbrojtje.

Bajerni vendosi një rekord të ri për të gjitha klubet në 5 ligat kryesore europiane.

LEXO EDHE:

Back to top button