Simoni bën heroin te Kaiserslauterni dhe kalon në 1/16 e Kupës së Gjermanisë

Kaiserslauten i Simon Simonit, arriti një kualifikim emocionues në raundin e 1/16-ve të Kupës së Gjermanisë, teksa mposhti Grojer Furtit me rezultatin 0-1.

Sfida u vendos nga goli i Skyta në minutën e 12-të, teksa një nga më të mirët në fushë, ishte padyshim portieri shqiptar, që mbajti katërkëndëshin e paprekur.

Gardiani shqiptar, arriti ti ndalte 6 gjuajtjet në kuadrat të vendasve, duke u vlerësuar me notën 7.8, nga “Flashscore”, teksa rezulton lojtari me notën më të lartë i sfidës.

Kjo ishte ndeshja e parë e 21-vjeçarit me Kaiserslautern në këtë edicion, teksa qasja e tij ishte e jashtëzakonshme, duke u shndërruar menjëherë në hero.

LEXO EDHE:

Back to top button