Bajern Munihu para Man. Sitit, për firmën e sulmuesit të Leverkuzenit

Bajern Munihu thuhet se është përpara Man. Sitit në garën për mesfushorin me tipare sulmuese të Bajer Leverkuzenit, Florian Virtz. Ky i fundit konsiderohet objektivi kryesor i Sitit për të zëvendësuar Kevin De Brujne, i cili do të largohet nga “Etihad” në fund të sezonit.
Sidoqoftë, sipas “Sky Sport Germany”, familja Virtz po anon drejt bashkimit të lojtarit me Bajernit përpara se të transferohet më vonë jashtë vendit.
Tashmë përfaqësuesit e Bajernit kanë nisur negociatat me familjen e 21-vjeçarit të kombëtares gjermane dhe janë zhvilluar disa takime ‘kokë më kokë’. Në fund të këtij sezoni, Virtz do të ketë vetëm 12 muaj të mbetur nga kontrata e tij me Bajerin, gjë që mund ta shtyjë klubin e Leverkuzenit të shesë yllin e tyre, nëse ai nuk nënshkruan një marrëveshje të re.
Vlera aktuale e Virtzit në “Transfermarkt” vlerësohet të jetë 140 milionë, por transferimi i tij mund të kushtojë më lirë.