Bajern Munihu regjistron blerjen e parë në merkaton e janarit

Gjiganti gjerman, Bajern Munih ka bërë blerjen e parë të këtij afati kalimtar. Bëhet fjalë për talentin gjerman, Tom Bishof, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga Hoffenheimi si lojtar i lirë.

Ai do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Bajernin dhe do të qëndrojë te Hoffenheimi për pjesën e mbetur të sezonit, ku më pas do t’i bashkohet “bavarezëve” në verë.

Bishof, këtë sezon është një nga yjet e Hoffenheimit, ku ka bërë 24 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola dhe 3 asiste./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button