Bajern Munihu siguron përforcimin e dytë….nga Anglia

Bajern Munihu bën goditjen e dytë në merkato, edhe pse jemi ende në muajin mars. Pasi ka siguruar shërbimet e Dajot Upamekano, bavarezët kanë firmosur edhe me Omar Riçardsin. Mbrojtësi anglez luan si mbrojtës i majtë dhe do të vijë nga Ridingu, me parametra zero.

 

Riçards ka kryer vizitat mjekësore ditën e sotme dhe ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me Bajernin. Këtë sezon, 23-vjeçari ka spikatur me fanellën e Ridingut, duke qenë një ndër më të mirët. Riçards kërkohej nga disa ekipe të Premier Ligës, por anglezi ka preferuar një kalim te Bajern Munihu, që duket se ka patur edhe ofertën më bindëse.

LEXO EDHE:

Back to top button