Bajerni barazon, Liverpulli fiton, Siti e Porto në raundin tjetër

Atletico e Madridit nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 ndaj Bayernit të Mynihut dhe shtyu kualifikimin për në ndeshjen e fundit, të cilën do ta luajë në Austri ndaj Salzburgut. “Los Colchoneros” kaluan të parët në avantazh me anë të Joao Felix, ndërsa Bayern riktheu baraspeshën 5 minuta para fundit, me anë të Thomas Muller që ekzekutoi saktë një penallti.

Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj danezëve të Midtjylland dhe ashtu siç pritej, shtyu kualifikimin për në ndeshjen e fundit, ku do të udhëtojë drejt Holandës me dy rezultate në xhep, pasi vetëm humbja ndaj Ajax do ta lërë jashtë fazës së 1/8-ave.

Nga ana tjetër siguroi kualifikimin si e para e grupit skuadra e Liverpoolit, që fitoi minimalisht 1-0 ndaj Ajaxit dhe shkoi në kuotën e 12 pikëve. Dy 19-vjeçarë ishin protagonist për “The Reds”, pasi mbrojtësi i djathtë Neco Ëilliams asistoi për Curtis Jones, i cili shënoi golin me vlerë 3-pikëshe.

Porto dhe Manchester City u ndanë në barazim pa gola, rezultat ky që u mjaftoi që të kualifikohen të dyja, me anglezët si vendi i parë dhe portugezët si vendi i dytë, ndërsa Marseille mori fitoren e parë dhe ndezi shpresat për një vend në Europa League.

LEXO EDHE:

Back to top button