Bajerni braktis planin për mbrojtësin e Milanit, tani kërkon mbrojtësin e Liverpullit

Alfonso Dejvis, është në prag largimi nga “bavarezët” e Bajern Munihu, andaj këta të fundit janë hedhur menjëherë në sulm, për gjetjen e një emri të ri, e padyshim të madh, për krahun e majtë të mbrojtjes.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, një objektiv kryesor te “gjigantët” gjermanë është anësori francez, Teo Hernandez, me 26-vjeçarin, i cili prej disa sezonesh tashmë po shkëlqen me fanellën e Milanit, duke qenë një nga lojtarët protagonistë, në “San Siro”, sidomos me kombinim e tij fantastik, me “yllin” portugez, Rafael Leao.

Megjithatë, kalimi i Hernandez në Bavari nuk është një mision i lehtë, me “Djajtë” e Milano, që nuk pranojnë një ofertë më të vogël se 100 milionë euro, për anësorin e krahut, ofertë kjo që do të rregullonte jo pak skuadrën, por do të dëmtonte shumë edhe arkën e një klubi të madh.

Duket se “bavarezët” po mendojnë për një pistë më të lehtë dhe objektiv kryesor tashmë është kthyer mbrojtësi i Liverpullit, Endrju Robertson, megjithatë dhe për skocezin nuk duket asgjë e lehtë, teksa në Gjermani shpresojnë vetëm te dëshira e 29-vjeçarit për një aventurë të re jashtë Anglisë, pasi me Liverpullin ka fituar gjithçka.

LEXO EDHE:

Back to top button