Mural për Osayi-Samuel në Stamboll, i rrahu tifozët e Trabzonsporit

Ndeshja mes Trabzonsporit dhe Fenerbahçes, e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Turqisë do të mbahet mend gjatë. Në fundin e ndeshjes ndodhi një përleshje e madhe mes tifozëve të ekipit vendas dhe lotjarëve të Fenerbahçes.

Heroi i këtij “meçi” ishte futbollisti i kombëtares së Nigerisë, Bright Osayi-Samuel, i cili godiste çdo tifoz që i dilte para. Madje në Stamboll të gjithë po krenohen me lojtarin nigerian, dhe tashmë në rrugët e qytetit është bërë një mural, ku shihet lojtari duke goditur tifozin e Trabzonsporit.

Ende nuk dihet se a do të ketë dënime për lojtarët e Fenerbahçes, të cilët vërtetë u përfshinë në një përleshje masive në natën e së shtunës së kaluar./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button