Bajerni gati të harxhojë 100 mln euro për mbrojtësin e Barcelonës

Bajerni i Mynihut është informuar nga Barcelona se nuk mund të nënshkruajë me mbrojtësin dhe kapitenin e katalanasve, Ronald Arauho në merkaton e janarit. Por, kampionët e Bundesligës ende ruajnë një shpresë të vogël për ta transferuar 24-vjeçarin në verë.

Uruguaiani është bërë objektivi i “ëndrrave” për menaxherin e bavarezëve, Tomas Tuhel dhe drejtorin sportiv Kristof Frojnd.

Por, gazeta “Mundo Deportivo” raportoi se gjigantët gjermanë janë gati të arrijnë shifrën prej 100 milionë euro në verë në mënyrë që të joshin Ronald Arauhon që të lërë Barcelonën dhe të transferohet në Munih. Sipas “MD”, Bajerni kërkon të përfitojë nga situata problematike financiare e Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button