Çair 2030, më lehtë se sa mendohej arrin fitoren e 9-të

Skuadra e Çair 2030 vazhdoi paraqitje të shkëlqyeshme në basketbollin vendor. SKuadra e drejtuar nga trajneri Erhan Ramadani deklasoi skuadrën e TFT (81-63) në terrenin vendas dhe regjsitroi fitoren e 9-të në elitën e basketbollit vendor.

Ekipi nga Çairi hapin vendosës drejt fitores së gjashtë në terrenin vendas e bëri në çerekun e parë, pran rezultatit 11-13, duke shënuan 10 pikë në seri. Para përfundimit të pjesës së parë, Çair 2030 erdhi edhe deri te diefernca 26 pikëshe (53-27) dhe që aty u përcaktua fituesi i kësaj përballjeje.

Mofit me 34 pikë ishte më i miri në terren, i ndihmuar nga Korbet me 16 pikë. Te mysafirët u dalluan Naumoski dhe Zafirov me 11 pikë. Aktualisht Çairi 2030 mban pozitën e tretë në elitën e basketbollit vendor me një pikë më pak se MZT Skopje dhe Euro Nikeli.

LEXO EDHE:

Back to top button