Bajerni humb dhe lëshon kreun, klubi akuzon lojtarët

Bajern Munihu humbi kreun e renditjes në Bundesliga, pas humbjes 2-1 ndaj Bajer Leverkuzenit. Një rezultat surprizë, që penalizon bavarezët, ndërkohë që në krye të renditjes ngjitet Borusia Dortmund.

Te Bajerni kanë mbetur të shokuar nga kjo humbje, ndërkohë që për mediat ka folur drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamixhiç.

“Rrallëherë kam parë të ndodhë diçka e tillë. U zhdukëm në fushë dhe u mundëm nga një ekip që ka luajtur ditën e enjte. Ishim inferior ndaj tyre në çdo aspekt dhe rivalët tanë e merituan fitoren. Luajtëm dobët dhe kjo na penalizoi. Nuk arrinim të bënim 3-4 pasime radhazi. Ishte një ndeshje shumë e dobët dhe kjo është një këmbanë alarmi, pasi jemi në momentin më delikat të sezonit”, tha Salihamxhiç.

LEXO EDHE:

Back to top button