Bajern po ndjek me vëmendje sulmuesin anësor të Liverpullit, Kodi Gakpo, si opsion kryesor për të përforcuar repartin ofensiv.
Bavarezët kanë kuptuar se nuk kanë shans për 19-vjeçarin Jan Diomande të RB Lajpcigut. Sipas mediave gjermane, drejtuesit e bordit besojnë se Diomande e refuzoi ofertën e parë të tyre, sepse kishte një marrëveshje personale me Liverpullin.
Si përgjigje, Bajerni po përgatit një ofertë prej 65 milionë paundësh për yllin holandez.






