Pas bojkotit, Kristiano Ronaldo zbulon të ardhmen e tij

Superylli portugez dhe një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Kristiano Ronaldo, ka hequr të gjitha dyshimet për të ardhmen e tij. 41-vjeçari ka deklaruar qartë se dëshiron të qëndrojë në Arabinë Saudite dhe ta vazhdojë karrierën atje.

“Siç e kam thënë shumë herë më parë, unë i përkas Arabisë Saudite. Është vendi që më ka pritur mua, familjen time dhe miqtë e mi. Jam shumë i lumtur këtu”, tha ai.

Ronaldo iu bashkua Al-Nassr në vitin 2023 pas largimit nga Man. Junajted, duke nisur një “pushtim” të vërtetë të yjeve të futbollit drejt Arabisë Saudite.

Së fundmi ai u rikthye në ekip pas një lloj bojkoti në ndeshjet e fundit, për shkak të mosmarrëveshjeve me politikën e transferimeve. Në karrierën e tij të jashtëzakonshme, portugezi ka realizuar 962 gola dhe tashmë po i afrohet numrit magjik prej 1000 golash

LEXO EDHE:

Back to top button