I ardhur nga Çellsi verën e kaluar, Nikolas Xhekson vazhdon të luftojë për të siguruar të ardhmen e tij te Bajern Munihu. Klubi bavarez po shqyrton ende një vendim që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në strategjinë e afatit kalimtar verorë.
Nga 18 ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Bajernin Munih këtë sezon, Xhekson ka qenë titullar vetëm në 6 prej tyre. Sulmuesi senegalez u transferua në formë huazimi nga Çellsi, pasi ekipi i drejtuar nga Vinsent Kompani kërkonte një partner dhe alternativë për Hari Kejn, një lojtar që mund ta mbështesë sulmuesin anglez dhe të ofrojë zgjidhje të tjera në faza të caktuara të sezonit. Deri tani, Xhekson ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asist.
Për këtë arsye, është ende herët për të nxjerrë përfundime përfundimtare, pasi drejtuesit e Bajern Munihu do të marrin vendimin final për të ardhmen e tij vetëm në përfundim të sezonit.Megjithatë, paralelisht, klubi po analizon edhe alternativa të tjera në treg.
Sipas gazetarit të njohur Kristian Falk, Bajern Munihu ka nisur të ndjekë nga afër Frankulino Diju, një sulmues premtues nga Guinea-Bissau, i cili aktualisht aktivizohet me Mitiland në Danimarkë. Klubi danez është tashmë një emër i konsoliduar në garat evropiane dhe po lë gjurmë edhe në Ligën e Evropës këtë sezon. Në këtë kompeticion, Diju ka marrë pjesë në 5 ndeshje, duke shënuar 3 gola.
Bëhet fjalë për një sulmues me potencial të madh zhvillimi, i cili prej disa javësh ka tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane.








