Shkëndija shton konton dhe mëson kundërshtarët e radhës në garat evropiane

Kampioni i Maqedonisë në futboll, Shkëndija, është kualifikuar për fazën eliminatore të Ligës së Konferencës UEFA, gjë që i ka sjellë fitime shtesë.

Shkëndija përfitoi 200, 000 euro shtesë për kualifikimin në fazën eliminatore të garës elitare, duke e çuar totalin e fitimeve të saj në gati 6 milionë euro për performancat e saj.

Skuadra nga Tetova do të përballet me Leh Poznan ose Samsunspor në fazën eliminatore, dhe një fitore e re do të thoshte gjithashtu të ardhura shtesë për ekipin nga Tetova.

Se kush do të jetë rivali i Shkëndijës në raundin e parë të fazës eliminatore do të dihet më 16 janar, pas hedhjes së shortit për sfidat e plej offit.

LEXO EDHE:

Back to top button