Bajerni ofron kontratë, veteran sheh edhe për alternativa të tjera

Hasan Salihamixhiq, drejtori sportiv i Bajern Munihut, ka folur për “Bild” për të ardhmen e sulmuesit 33-vjeçar Erik Maksim Çupo-Moting. Kontrata e tij me bavarezët skadon në fund të këtij sezoni, ndaj palët po punojnë për ta rinovuar atë.

“Po diskutojmë me menaxherin e tij për t’ia rinovuar kontratën. Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë me ne,” tha mes tjerash Salihamixhiq.

Gjithsesi, ky nuk ka për të qenë një mision i lehtë për bavarezët, pasi lojtari ka disa kërkesa, ndërsa oferta bavareze nuk e kënaq.

“Çupo-Moting na ka thënë se ka dëshirë të qëndrojë këtu në Munih, andaj po diskutojmë. Për ne është një lojtar i rëndësishëm, pasi përvoja e tij na ndihmon”, u shpreh më tej drejtori sportiv i Bajern Munihut.

Çupo-Moting kërkon një kontratë 2-vjeçare me kampionët e Gjermanisë, ndërsa Bajern dëshiron të nënshkruajë një kontratë 1 vjeçare, me opsion për t’ia rinovuar atë për një vit, duke ulur pagën. Palët po diskutojnë, ndërkohë që sulmuesi po sheh edhe për alternative të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button