Bajerni prin listën e klubeve, Interi para Juventusit


Ecuria fantastike në Gjermani edhe në Europë, ka bërë që Bajern Munihu të kryesojë renditjen e UEFA-s, për klubet, me 30 pikë të arkëtuara, i ndjekur nga skuadra e parë finaliste e Ligës së kampionëve, Paris Sen Zhermeni me 27 pikë. Në vendin e tretë, me 26 pikë, pozicionohet skuadra surprizë e Ligës së Kampionëve, Lajpcigu, ndërsa pas saj renditen anglezët e Man. Sitit, me vetëm 25 pikë të grumbulluara.

Po kaq pikë ka edhe Interi i Antonio Kontes, që falë ecurisë mjaft të mirë në Ligën e Evropës dhe kalimit në finale.  “Zikaltrit” kanë lënë shumë pas edhe skuadrën tjetër italiane, Juventusin, që pas dështimit në Evropë, tani e sheh veten në vendin e 11 me 22 pikë, aq sa kanë edhe Lioni, Shakhtari dhe Man. Junajtedi.

LEXO EDHE:

Back to top button