Barcelona sot zyrtarizon trajnerin e ri nga Holanda


Alsat
19.08.2020 10:55
Barcelona pritet që sot ta zyrtarizojë emërimin e Ronald Kumanit në postin e trajnerit. Prezantimi i holandezit në drejtim të ekipit nga “Camp Nou” pritet të bëhet po ashtu sot në një konferencë për media nga ora 18:00.
Sipas “Mundo Deportivo”, Kuman ka braktisur rolin e tij të seleksiunuesit në kombëtaren e Holandës për të marrë drejtimin e Barcelonës, ku luajti gjatë karrierës së tij si futbollist. Kuman do ta zëvendësojë Kike Setien, i cili u shkarkua pas humbjes së rëndë 8-2 nga Bajern Munihu në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.