Bajerni zgjat kontratën me mesfushorin me ndikim  

Bajerni ka arritur marrëveshje me Leon Gorteckan për rinovimin e kontratës.  Futbollisti me kontratën e re pritet të mbetet pjesë e ‘bavarezëve’ deri në vitin 2026.

“Me Bajernin ne kemi fituar gjithçka që duhet fituar në tre vitet e fundit. Por është edhe më bukur sesa të fitosh një titull për të konfirmuar dhe përsëritur këto suksese. Ekipi, klubi dhe mjedisi nuk janë vetëm shumë profesionistë, por edhe të njohur. Kjo përzierje është një nga garantuesit e suksesit të këtij klubi. Jam shumë i lumtur që kam mundur të zgjas kontratën time herët deri në vitin 2026”, tha mes tjerash Goretcka, pas firmosjes së kontratës.

Mesfushori german u transferua te gjiganti bavarez në vitin 2018 nga Shalke 04, dhe që nga ajo kohë ka realizuar 25 gola në 118 ndeshje.

LEXO EDHE:

Back to top button