Bajerni zyrtarizon edhe blerjen e dytë këtë vet

Bajern Munihu ka konfirmuar transferimin e Rafael Guerreiro, si lojtar i lirë. Bavarezët kanë përfunduar me sukses edhe transferimin e dytë të lirë në këtë afat kalimtar të verës. Pas Konrad Laimer, i cili erdhi si lojtar i lirë nga RB Lajpcigu, Bajern ka nënshkruar edhe me Guerreiro që mbylli kontratën me Borusia Dortmundin. Është vet klubi gjerman që ka njoftuar nënshkrimin me Guerreiron ne një kontratë të vlefshme për tre vite.

“FC Bajern ka kompletuar nënshkrimin e Rafael Guerreiro. Portugezi transferohet te kampionët rekord gjermanë në një transferim të lirë pas largimit nga Borussia Dortmund. 29-vjeçari i gjithanshëm, i cili zakonisht zë krahun e majtë, ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2026”, ka njoftuar klubi bavarez.

LEXO EDHE:

Back to top button