Bajernit i mungon edhe një fitore që kap titullin në Bundesligë

" "

Bajern Munihu është vetëm një fitore larg titullit të 9-të kampion radhazi në Bundesliga. Edhe pa disa nga yjet e skuadrës me Levandovskin e Gnabri-n që vazhdojnë të jenë të dëmtuar dhe Sane e Goretzka që ishin lënë në stol nga Hansi Flik, bavarezët e patën të thjeshtë për të mposhtur Bajer Leverkusen në Allianz Arena.

 

Bajernit i mjaftuan 2 gola në harkun e 13 minutave të para nga Çoupo-Moting dhe Kimih për të siguruar fitoren e radhës. Sfida ndaj “Aspirinave” mori drejtim që në minutat e para ndërkohë që Bajerni iu afrua edhe në disa raste golit të tretë por pa e gjetur atë.

Leverkuzeni nga ana tjetër ishte e pafuqishme për të bërë diçka në këtë sfidë në të cilën u dorëzua pa kushte. Për të fituar edhe matematikisht titullin, Bajernit mund t’i mjaftojë fitorja ndaj Maincit në fundjavë ose një rezultat negativ i Lajpcigit në sfidën ndaj Shtuttgartit, nëse nuk arrin të marrë vetë maksimumin.

LEXO EDHE:

Back to top button