Bajrami do të drejtojë Makedonija Gjorçe Petrovin

Muharrem Bajrami është trajner i ri i skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrovit. Skuadra nga lagjia e Gjorçe Petrovit në Shkup, ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Aleksandar Tanevskin, menjëherë pas disfatës 1-4 nga Bregallnica.

Vet skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit e konfirmoi Bajramin në postin e trajnerit kryesor, edhe pse ky i fundit ishte ndihmës trajner i të shkarkuarit Tanevski. Kujtojmë se Bajrami një kohë ishte edhe në stolin e skuadrës së FC Shkupi.

Muharem Bajrami do të debutojë në pankinën e Makedonija Gjorçe Petrovit gjatë ditës së mërkurës , në Strumicë, kundër Akademia Pandevit, në sfidën e Kupës së Maqedonisë

LEXO EDHE:

Back to top button