Bajrami: Jemi gati për një betejë të madhe në Sofje

Në Sofje të Bullgarisë, sonte në orën 19:00, do të zhvillohet ndeshja kthyese e raundit të dytë të eliminatoreve në Ligën e Konferencës, kur takohen CSKA Sofja dhe Makedonija Gjorçe Petrovi. Ndeshja e parë në Shkup përfundoi me barazim pa gola, ndërsa para ndeshjes në Sofje, ka folur trajneri Muharem Bajrami.

“Edhe këtu temperaturat nuk janë në favorin tonë, por çfarë të bëjmë. Në ndeshjen e parë, ekipi im luajti përfekt, sot është një ndeshje e re. Por, mendoj se CSKA është një favorit i madh, ndërsa ne do të bëjmë maksimumin për të arritur një rezultat që na konvenon. Unë besoj në ekipin tim, në lojtarët e mi se ata do të japin më të mirën. Është e qartë se na pret një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë, por jemi gati për një betejë të madhe”, tha mes tjerash Bajrami.

LEXO EDHE:

Back to top button