Bali, kafja më e shtrenjtë në botë

Bali, kafja më e shtrenjtë në botë

Ishulli i famshëm i Indonezisë, Bali, u ofron vizitorëve të tij mundësinë të shijojnë kafenë më të shtrenjtë në botë, të njohur si “Kopi Luwak”, e marrë nga kokrrat e kafesë që fermentohen në stomakun e maceve civet. Kafja e përftuar nga kokrra, e cila nuk tretet dhe fermentohet në stomakun e maceve civet, e quajtur edhe Luwak ose Musang në Indonezi, përmban më pak kafeinë sesa varietet tradicionale të kafesë. Për prodhimin e kafesë Luwak, maceve civet zakonisht u jepen fruta arabica ose robusta. Kokrrat e kafesë, të cilat fermentohen në stomakun e maces, pastrohen pas fermentimit dhe kalojnë nëpër procese të tilla si larja, tharja, qërimi i guaskës së jashtme dhe pjekja. Kafeja Luwak kushton deri në 1.000 dollarë për kilogram, në varësi të proceseve të prodhimit dhe cilësisë së saj.

LEXO EDHE:

Back to top button