Balkani, sonte nis fushatën në grupe të Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës në futboll, skuadra e Ballkanit, sonte do të nisë kampanjën e sfidave në grupe në Ligën e Konferencës. Në “Doosan Arena”, ekipi i Ilir Dajas do të përballet me ekipin çek Viktoria Plzen, në një sfidë që pritet të nis në orën 21:00.
Një ditë para ndeshjes trajneri Ilir Daja dhe sulmuesi Albin Berisha, u shprehën optimistë për një lojë të mirë.
Kjo është hera e dytë që kampioni i Kosovës arrin në fazën e grupeve të kësaj gare. Edicionin e kaluar ky ekip arriti t’i marrë katër pikë, me një fitore dhe një barazim.
Sonte Ballkani do të paraqitet pa disa emra të njohur si: Albion Rrahmani, Meriton Korenica etj.