Ballistët “urojnë” Vardarin për Ligën e Dytë

Pas disfatë në terenin e Struga Trim me 0-1, skuadra e Vardarit edhe zyrtarisht është anëtarë i Ligës së Dytë në sezonin tjetër. Në kthimin e ekspeditës së Vardarit me autobus, në një pjesë të rrugës, mbi një urë, tifozët e Shkëndijës “Ballistët” i “uruan” skuadrës kuqezi nga Shkupi rrënien në Ligën e Dytë.

 

Ata shpalosën një pankartë ku shkruante “Urime Liga e Dytë”, duke aktivizuar edhe disa fishekzjarri për të treguar se festa ka filluar në Tetovë për titullin kampion në këtë sezon, ndërsa nuk harruan të urojnë Vardarin kalimin në rangun më të ultë.

 

Videoja u shpalos në rrjetet sociale të Ballistëve , të cilët kanë shkruar:

SONTE PO FESTOJMË …

DUKE I’A DHËNË LAMTUMIRËN E FUNDIT ARMIKUT TË PËRBETUAR DHE KURRË MOS U TAKOFSHIM !!!!

 

Pas krizës së madhe financiare, Vardari do të duhet të luajë në Ligën e Dytë Perëndim ku konkurencë për tu kthyer në elitën e futbolit vendor do të jetë edhe më e zjarrtë në sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE:

Back to top button