Ballkani dhe Drita, mësojnë kundërshtarët e turit të tretë

Ballkani dhe Drita kanë mësuar kundërshtarët për rrethin tjetër të Ligës së Konferencës, por që fillimisht duhet të kalojnë këtë që zhvillohet në këtë javë.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja nëse kalojnë me sukses ndeshjen ndaj LA Fioritas të San Marinos, atëherë në turin e tretë i pret fituesi i çiftit Sutjeska (Mal i Zi) dhe KI Klaksvik (Ishujt Faroe). Ndërkohë, në rast se Drita kalon me sukses belgët e Antverpit, atëherë do të përballen me fituesin e çiftit Sinajoki (Finland) dhe Lillestrom (Norvegji).

Ballkani nesër (e martë) do të luajë me skuadrën nga San Marino, si mysafir nga ora 20:45, dhe do të shpresojë të kalojë në rrethin tjetër. Në anën tjetër, Drita do të përballet me skuadrën belge të enjten, po ashtu në këtë javë nga ora 19:00.

LEXO EDHE:

Back to top button