Reuters publikon imazhet e marra nga sateliti, po e dërgon Rusia “grurin e vjedhur” të Ukrainës në Turqi?

Reuters publikon imazhet e marra nga sateliti, po e dërgon Rusia “grurin e vjedhur” të Ukrainës në Turqi?

Në fund të muajit të kaluar, një anije mallrash me flamur rus që transportonte misër u ankorua në portin turk të Izmirit në detin Egje. SV Nikolay e kishte ngarkuar grurin në Port Kavkaz, në Rusi, gjashtë ditë më parë më 18 qershor, sipas dokumentacionit të siguruar nga një punonjës i kompanisë ruse që zotëron anijen.

Agjencia e lajmeve Reuters ka analizuar imazhet satelitore dhe të dhënat nga gjurmimi i anijeve ka zbuluar se bëhet fjalë për një port të ndryshëm origjine për SV Nikolay. Më 18 qershor, analiza e Reuters për një imazh satelitor tregon se anija u ankorua në terminalin kryesor të grurit në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në 2014.

Rindërtimi i itenerarit të anijes nga Reuters vjen pas pretendimeve të zyrtarëve të Kievit se gruri ukrainas nga territori i pushtuar së fundmi nga Rusia po vidhet në mes të luftës Ukrainë-Rusi dhe më pas eksportohet nëpërmjet Krimesë në vende të tilla si Turqia dhe Siria.

Një zyrtar ukrainas tha se SV Nikolay është ndër anijet që autoritetet ukrainase besojnë se po eksportojnë atë që ata e përshkruajnë si grurë “të grabitur”. Moska ka mohuar se ka vjedhur grurin ukrainas.

Sistemi i gjurmimit të SV Nikolay ishte jashtë linje për disa ditë rreth datës në fjalë, duke e bërë të vështirë përcaktimin e vendndodhjes së anijes. Zyrtari tha se ishte një taktikë që anijet po përdorin për të fshehur vizitat në Krime, së bashku me përdorimin e dokumenteve që identifikojnë në mënyrë të rreme grurin si të ngarkuar në Port Kavkaz.

Një punonjës i Kama LLC me bazë në Moskë tha se kompania zotëron SV Nikolay dhe mohoi që anija të mbante grurë ukrainas ose të ishte dërguar në Krime.

Alexander Ryndin, i cili punon në chartering për Kama, i tregoi Reuters gjatë një videotelefonate dy dokumente në mbështetje të asaj llogarie që ai identifikoi si një faturë ngarkese ose një listë të detajuar të një dërgese mallrash dhe një certifikatë sigurie dhe cilësie. Të dy dokumentet e listonin Kavkazin si portin e ngarkimit, i cili ndodhet rreth 220 milje detare nga Sevastopoli, përtej ngushticës së Kerçit nga Krimea. Certifikata e sigurisë dhe cilësisë gjithashtu identifikoi ngarkesën si misër me origjinë nga Rusia.

Kur u pyet për imazhin satelitor që tregon një anije që përputhet me përshkrimin e SV Nikolay në terminalin kryesor të drithërave të Krimesë në Sevastopol më 18 qershor, Ryndin i tha Reuters se anija nuk ishte aty. “Ju mund të bëni çfarëdo fotografie që dëshironi,” tha ai. Ryndin tha gjithashtu se ka arsye legjitime logjistike për të transportuar grurin rus nëpërmjet Krimesë.

Konflikti në Ukrainë ka rritur shqetësimet për sigurinë ushqimore si në Ukrainë ashtu edhe në mbarë globin, duke i rritur çmimet botërore të ushqimeve në nivele rekord këtë vit. Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave, por po has vështirësi për të eksportuar mallra si pasojë e bllokadës që Rusia i ka bërë në Detin e Zi.

LEXO EDHE:

Back to top button