Trump: Ngushtica e Hormuzit do të hapet shumë shpejt, përndryshe Irani do të goditet rëndë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të hapet “shumë shpejt”, ose përndryshe Irani do të “goditet rëndë”. Deklarata e tij vjen teksa çmimet e naftës kanë rënë në nivelin më të ulët të tre javëve të fundit mes shpresave për një marrëveshje. “Po zhvillojmë diskutime shumë të mira”, ka thënë Trump gjatë një vizite në Kaliforni, duke këmbëngulur se Irani ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit disamujor. “Mendoj se mund të kemi një marrëveshje sot ose nesër. Nuk e di saktësisht, por gjasat janë që brenda ditës së enjte ta kemi realizuar një marrëveshje të qëndrueshme” ka theksuar Trump./Alsat.mk.

 

LEXO EDHE:

Back to top button