Më shumë se 240 të infektuar me ethet e Nilit Perëndimor në Evropë

ECDC tha se 139 raste janë raportuar në Itali dhe 61 në Greqi. Infeksione të tjera janë raportuar në Spanjë, 17 prej tyre, ndërsa Maqedonia e Veriut ka regjistruar 13 raste. Rumania ka gjashtë raste, Franca katër dhe Gjermania ka regjistruar një rast.

Më shumë se 240 persona në të gjithë Evropën janë konfirmuar të infektuar me virusin e Nilit Perëndimor këtë vit. Sipas një raporti javor të publikuar të premten nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) , një total prej 241 rastesh janë regjistruar që nga fillimi i sezonit të transmetimit deri të mërkurën.

ECDC tha se 139 raste janë raportuar në Itali dhe 61 në Greqi. Infeksione të tjera janë raportuar në Spanjë, 17 prej tyre, ndërsa Maqedonia e Veriut ka regjistruar 13 raste. Rumania ka gjashtë raste, Franca katër dhe Gjermania ka regjistruar një rast.

Në fund të muajit të kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për rritje të vigjilencës pasi u raportuan disa raste të etheve të Nilit Perëndimor në Evropën Jugore. Sipas OBSH-së, virusi i Nilit Perëndimor zakonisht transmetohet nga mushkonjat dhe zogjtë. Megjithatë, mushkonjat e infektuara mund të pickojnë dhe infektojnë njerëzit, më shpesh midis korrikut dhe shtatorit. Shumica e njerëzve të infektuar as nuk janë të vetëdijshëm se e kanë virusin.

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), agjencisë gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, shumica e personave të infektuar as nuk janë të vetëdijshëm se e kanë virusin. Prandaj, studiuesit supozojnë se ka një numër të madh rastesh të paraportuara.

Në raste më të rënda, sëmundja mund të ndikojë në sistemin nervor dhe të çojë në gjendje të tilla si encefaliti dhe meningjiti. Nuk ka vaksinë ose kurë për virusin. Mjekët mund të trajtojnë vetëm simptomat.

OBSH-ja u këshillon udhëtarëve të zvogëlojnë rrezikun e pickimit të mushkonjave duke veshur rroba të përshtatshme dhe duke përdorur repelentë kundër mushkonjave.

LEXO EDHE:

Back to top button