Ballkani gabon, Prishtina merr kreun

Ballkani dorëzon kreun e renditjes në përfundim të javës së 32-të të Superligës së Kosovës. Skuadra nga Suhareka, e drejtuar nga Bledi Shkëmbi, u mposht 2-1 në fushën e Drenicës, rezultat që e zbret në vendin e tretë, pas Dritës dhe Prishtinës.

Kjo e fundit përfiton nga humbja e Ballkanit dhe triumfon 3-1 përballë Llapit. Bardhekaltrit e filluan më mirë takimin, duke kaluar në epërsi pas vetëm 15 minutash lojë me golin e shënuar nga Mankenda. Tri minuta vonë Llapi barazoi me golin e Aliut, që përfitoi nga një kundërsulm i shpejtë. Prishtina nuk hoqi dorë nga sulmet dhe e riktheu epërsinë me golin e Bekteshit, që shënoi me kokë në minutën e 40-të.

Gjatë pjesës së dytë miqtë ishin më më dominues në lojë, derisa në Otto John shënoi golin e tretë në minutën e 63-të. Prishtina me këtë sukses ngjitet e para me 69 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button