“Ballkani i Hapur”, liderët e vendeve pjesëmarrëse presin rezultate konkrete

“Ballkani i Hapur”, liderët e vendeve pjesëmarrëse presin rezultate konkrete

Gazetar: Adrian Kerimi

Kryeministrat e vendeve që mbështesin nismën “Ballkani i hapur” janë optimistë se në vitin 2023 i pret një fillim i ri dhe me rezultate konkrete. Ana Bërnabiq, Dritan Abazoviq dhe Dimitar Kovaçevski presin bashkëpunim më të thelle dhe solidaritet mes vendeve për tejkalimin e krizave ekonomike dhe energjetike. Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq thotë se nisma “Ballkani i hapur” është projekt autokton serb dhe se nga ky vit pret lehtësimin e kalimeve kufitare.

“Serbia do të vazhdon të jetë e përkushtuar në iniciativën “Ballkani i hapur” dhe të gjitha iniciativat tjera në rajon, por në mënyrë specifike “Ballkani i hapur” pasi ajo është nismë e jona autoktone. Shpresoj se edhe partnerët tjerë të rajonit do të tregojnë gatishmëri për t’u bashkëngjitur. Pres me padurim identifikimin elektronik për të gjithë qytetarët e “Ballkanit të hapur” përmes “Open Balkan ID Card” e cila do t’i mundëson qytetarëve kalimin e kufijve pa pritje dhe vonesa”, deklaroi Ana Bernabiq, Kryeministre e Serbisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski tha se me “Ballkanin e hapur” është rritur shkëmbimi tregtar mes vendeve gjë që sipas tij jep dëshmi se vendet bashkërisht mund të kalojnë çdo pengesë në aspektin ekonomik, energjetik dhe të sigurisë.

“Si rezultat i shumë marrëveshjeve dhe memorandumeve në kuadër të “Ballkanit të hapur” shkëmbimi tregtar mes vendeve po rritet, përparojmë në ofertat tona për verë dhe ofertat turistike dhe thjeshtëzojmë qasjen deri tek tregu i punës. Pres që këto rezultate të jenë motiv edhe për vendet tjera nga rajoni dhe t’i bashkohen nismës me të cilën Ballkani Perëndimorë po bëhet Evropian dhe po hapet në kuptimin e plotë të fjalës”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është përgjigjur shkurt se në vitin 2023 pret që nisma “Ballkani i hapur” t’i ofron gjëra konkrete Bashkimit Evropian dhe anasjelltas. Aktualisht shteti i vetëm në rajon që ka qëndrimin kategorik kundër përfshirjes në nismën “Ballkani i hapur” është Republika e Kosovës. Autoritetet kosovare vlerësojnë se kjo nismë ndikon në shtrirjen e ndikimit serb në rajon dhe shtetet e tjera i bën të varura ekonomikisht nga Serbia. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button