Ballkani niset drejt Lituanisë, do të sfidojë sërisht Zhalgirisin

Ekipi kosovar, Ballkani ka udhëtuar drejt Lituanisë për ndeshjen e kthimit ndaj Zhalgirisit. Skuadra nga Suhareka sezonin që lamë pas u shpallë kampionë i Superligës së Kosovës, andaj siguroi një vend për në garat evropiane.

Në ndeshjen e parë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve, Ballkani përballë kishte skuadrën e Zhalgirisit.  Në takimin e parë që u mbajt në ‘Fadil Vokrri’, më shtatë korrik rezultati ka qenë i barabartë 1:1. Nesër ekipin kosovar e pret ndeshja e kthimit, ndërsa sot ata janë nisur drejt Lituanisë.

Nëse Ballkani arrin ta mposht ekipin e Zhalgirisit, atëherë ata kualifikohet tutje. Ndeshja zhvillohet nesër, në orën 18:00

LEXO EDHE:

Back to top button