Ballkani vazhdon me përforcimet, firmos me senegalezin Danfa
Ballkani ka vazhduar me përforcime, duke e afruar sulmuesin e gjithanshëm senegalez Mamadou Danfa.
Pas fitores së madhe ndaj Dinamo Zagrebit, klubi kosovar ka vazhduar me rutinën normale duke shtuar forcat në skuadrën e Ilir Dajës. Senegalezi Mamadou Danfa së fundmi ka luajtur për Shkupin, por muajin e fundit ishte pa klub dhe gjeti gjuhën e përbashkët me Ballkanin.
“Me kënaqësi e prezantojmë prurjen e re në skuadër, sulmuesin nga Senegali, Mamadou Danfa. 22 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e Shkupit, e forcon edhe më shumë ekipin tonë, drejt arritjeve të objektivave që kemi”, thuhet në faqen zyrtare të klubit kosovar. Ndryshe Danfa luan në të dy krahët e sulmit, por edhe në qendër.