Balona që do të na tregojë si formohen yjet dhe planetët


NASA po planifikon që të dërgojë një balonë me përmasat e një fushe futbolli në stratosferë, për të mësuar se si formohen yjet dhe planetët. Balona do të niset nga Antarktida në dhjetor 2023, si pjesë e misionit “ASTHROS” të agjencisë, transmeton A2 CNN.

Instrumentet me të cilat do të jetë e pajisur balona, përfshi edhe një teleskop me rreze infra të kuqe, do të përqendrohen në zonën e formimit të yjeve në Rrugën e Qumështit dhe galaksitë e tjera. Kërkuesit synojnë që të studiojnë një proces që është quajtur “informacion yjor”, sipas të cilit do të mblidhet informacioni kryesor për formimin e yjeve përgjatë historisë së universit.

Testimet e para për projektin do të nisin muajin e ardhshëm. Balona do të jetë 121 metra e gjerë dhe do të arrijë të ngrihet në një lartësi mbi 39600 metra. Teleskopi mund të kontrollohet nga Toka dhe të shkarkojë në kohë reale të dhënat e mbledhura prej tij.

LEXO EDHE:

Back to top button