Duke filluar nga 26 nëntori në Firence do të jetë e mundur të vizitohet një ekspozitë që tregon historinë e artistit të rrugës Banksy përmes një koleksioni imazhesh, tingujsh dhe muzike që sjell në jetë kulturën nëntokësore të Bristolit dhe që zbulon një pasqyrë të artistit sekret.
“Brenda Banksy: Ekspozita e Paautorizuar” organizohet në zemër të Firences, në kishën e Santo Stefano al Ponte, të riemërtuar me emrin “Katedralja e Imazhit”.
“Ne jemi brenda një kishe që daton në vitet 1100, pra një nga kishat më të vjetra në Firence, dhe kështu vetë vendndodhja është një vlerë e shtuar për atë që do të bëjmë përmes projeksioneve.
Ne jemi në gjendje të projektojmë rreth 3000 metra katrorë, meqenëse madhësia e kishës na e lejon këtë, kemi lartësi që shkojnë deri në gati 20 metra” shprehet Fabio Vallana menaxher projekti.
Një udhëtim inovativ dixhital mbi Banksy që nis nga grafiti i tij i parë me sfond politik mbi pabarazinë shoqërisë perëndimore dhe manipulimin e medias, deri te kontributi i tij në botën e muzikës.
E gjithë kjo mund të admirohet në Katedralen e mrekullueshme. Eksperienca digjitale zgjat rreth 60 minuta. Biletat kushtojnë 15 euro./euronews.al/








