Banorët e Çairit dhe Butelit ankohen për gjendjen e rëndë të rrugëve, kritikojnë krerët e komunave për neglizhencë

“Shumë mirë, u kënaqëm. Veturën ‘katastrofë’. Nga të shkojmë njëjtë, katastrofë. Shpesh e kalojmë, vetura prishet. Rrotat i kam të thyera, çdo muaj e ndërrojmë nga një rrotë”.

Kështu i vlerësojnë qytetarët shumicën e rrugëve në pjesën veriore të kryeqytetit, posaçërisht në Komunën e Butelit dhe Çairit. Ata thotë ne çdo vit ballafaqohen me problemet e njëjta në rrugët e dëmtuara por edhe me gropat e njëjta të cilat vetëm se sanohen, por nuk ri ndërtohen.

“E gjitha me gropa. Duhet të bëhet kjo është rruga më e qarkulluar”.

“Është e ngushtë, është rrugë e frekuentuar duhet një zgjidhje për këtë”.

“Nuk e di çka duhet të bëhet që të rregullohet kjo rrugë, por mendoj se është turp për një kryeqytet të ketë kështu rrugë”.

Kreu i Butelit Velimir Smilevski thotë se kanë filluar mbushjen e gropave brenda lagjes ‘Shkup Veri’, dhe se ka plan për pjesën e ashtuquajtur “Rruga e Vjetër e Kaçanikut” e cila frekuentohet nga banorët e Vizbegut dhe afaristët e Zonës industriale.

Punuam projekt përmes bankës botërore për rikonstruktim të plotë të rrugës. Shpresoj se këtë vit në dy ose tre faza do ta përfundojmë – Velimir Smilevski, Kryetar i Komunës së Butelit.

Edhe kryetari i Çairit Visar Ganiu thotë se kanë filluar me sanimin e gropave.

Ne para dy javëve kemi mbaruar tenderimin dhe firma që ka e ka marrë për sanimin është në teren. Sot jemi tek rruga Pero Toshev duke punuar. Dhe të gjitha rrugët atje ku ka nevojë për ti sanuar, mendoj që në periudhën në vazhdim sipas programit do ti realizojmë – deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Për problemet me gropat e shfaqura nëpër bulevarde, Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shiilegov thotë se ata shkaktohen nga mos-ndërtimi cilësor i pusetave.

Problemi me pusetat në Shkup është i vjetër. Për fat të keq kemi edhe shprehi të këqija dhe punë të këqija. Në momentin kur e pranon objektin puseta duket se është e rregulluar, por së shpejti pastaj dëmtohet. Ne në qytete punojmë në teknologji inventive. Kishim demonstrim para disa ditëve për vetë asfaltin ekzistues që ta shfrytëzojmë për mbulimin e gropave. Këtë lloj të teknologjisë Qyteti do ta përdorim edhe në të ardhmen. E kërkojmë më përkatësen që do të na ndihmojë për riparimin e pusetave në Qytetin e Shkupit – tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i shoqëruar nga Smilevski dhe Ganiu, e lëshuan në përdorim pjesën e dytë të Bulevardit të ri “Bosnja e Hercegovina” i cili është rreth 2 kilometra dhe lidhet me bulevardin “Sllovenia”.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button