Banorët e Çashkës vazhdojnë protestën para Komunës kundër paraleles shqipe – Ministri i Arsimit ndodhet atje për vizitë

Banorët e Çashkës vazhdojnë protestën para Komunës kundër paraleles shqipe – Ministri i Arsimit ndodhet atje për vizitë

Gazetare: Melihate Rustemi

Dhjetëra banorë të Komunës Çashkë të Velesit po protestojnë para objektit të komunës duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për hapjen e paraleles shqipe për klasën e parë në shkollëm fillore “Todor Janev” të kësaj komune, shkruan Alsat.

Protesta u zhvendos para objektit komunal për shkak se në këto momente në vizitë ka ardhur ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri.

Sipas Shaqirit, vizita ka për qëllim që banorëve të Çashkës t’u bëhet e ditur se hapja për herë të parë e një paralele me mësim në gjuhëm shqipe është realizuar duke respektuar të gjitha procedurat e duhura ligjore./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Banorët e Çashkës nuk lejojnë mësim në gjuhën shqipe

Paralelja shqipe “e padëshiruar” në Çashkë

LEXO EDHE:

Back to top button