Banorët e Konjares së Mesme kundërshtojnë gërmimet në lumin Pçinjë

Ministria e Ekonomisë, tashmë disa vite, i ka dhënë koncesion kompanisë “ Europrogres” për  shfrytëzimi e rërës jashtë shtratit të lumit Pçinjë që kalon në Konjare. Është pikërisht ky koncesion që ka shkaktuar revoltën e banorëve të fshatit Konjarë e Mesme. Këta të fundit thonë se kompania në fjalë nuk po u përmbahet pikave të marrëveshjes, duke gërmuar më thellë se sa parashihet, duke ndikuar në devijimin e rrjedhës normale të lumit dhe duke zhdukur një sipërfaqe të konsiderueshme toke prodhuese. Halim Emini, nga bashkësia lokale e këtij fshati, thotë se gërryerjet në shtratin e lumit, ndikojnë të bjerë edhe niveli i ujit në puset e tyre. Ndërkohë që ngrenë edhe shqetësimin se kjo sipërfaqja e gërryer është shumë pranë shtëpive të fshatit dhe përbën rrezik për fëmijët.

https://www.youtube.com/watch?v=RRvfTXVh8r4&feature=youtu.be

“Kompania lejen e ka marrë në vitin 2011. Dokumentacioni mund të jetë, por puna që ata bëjnë është shumë më me rëndësi se dokumentacioni. Dëmi të cilin fshatarët e ndiejnë prej këtij gërmimi është shumë i madh. E para, në këtu rreth 90% pimë ujë nga pusët. Si ka rënë atje niveli i ujit, ashtu ka humb edhe uji në puset tona. Ne kemi humbje të madhe nga ky gërmim, sepse toka nuk e porhdon më atë që e ka prodhuar. Nga një hektarë kemi marrë nga 4 mijë deri në 5 mijë kilogram grurë, tani një hektar nuk jep më shumë se 2.5 ton’ deklaroi Halim Emini- bashkësia lokale Konjare e Mesme.

Ai thotë se në takim me ministrin Spasovski dhe kryeministrin Zaev që të dy u kanë premtuar se do të angazhohen për zgjidhjen e problemit. Bashkësitë lokale të fshatrave të asaj zonë kanë nënshkruar dhe vulosur një peticion për ndërprerjen e këtij koncesioni.


“Mirëpo uji nga ujësjellësi nuk ka qenë i pijshëm, ka qenë i ndaluar. Mirëpo brenda kohës është bërë I pijshëm. Në fshatin tonë nuk kemi parë askend që të vijë dhe të punojë aty, apo të hedhin klor. Për një moment është bërë I pijshëm, e unë nuk e kuptoj se sim und të ndodh kjo vetvetiu. Nuk e kuptoj si mund të jetë I pijshëm, përderisa në vitin 2019 nuk ka qenë I pijshëm. Ka dyshime, ka gjasa që e kanë bërë edhe këta vet’ pohoi Adnan Ibraimi- anëtarë I bashkësisë lokale Konjare e Mesme.

Drejtuam pyetje në Ministrinë e Ekonomisë  se vallë si mund të jepet leje për eksploatim të një sipërfaqe të tillë toke të cilsësisë së lartë prodhuese, duke marrë parasysh se shkaktohet dëm që nuk mund të zhbëhet. Duke anashkaluar këtë pyetje, nga ky dikaster thonë se kanë kërkuar nga Inspektorati i Mjedisit që të bëjnë inspektim të jashtëzakonshëm, pasi ai organ është përgjegjës për insoektimet teknike, ndërsa ministria vetëm jep lejen për koncesion. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se janë takuar më banorët. Nga këta të fndit kanë kërkuar dokumentacione shtesë, të cilat do të shërbejnë që ata të mbështesin argumentet e tyre.  Kërkuam qëndrim edhe nga kompania “Europrogress”. Pronari i të njëjtës, Qazim Osmanoviq, edhe pse na priti në takim, por nuk pranoi të flasë para kamerës me arsyetimin se fillimisht dëshiron të dëgjojë ankesat e banorëve dhe pasi të marrë raportin nga inspektimi i jashtëzakonshem i Inspektoratit. Nga Inspektorati na informuan se raporti do të jetë gati gjtë javës së ardhshme.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button