Banorët e Strugës nuk do të paditen për faturat e papaguara të ujit për muajin shkurt

Gazetar: Miki Trajkovski

Ujësjellësi i Strugës me gjasa nuk do t’i padisë struganët të cilët nuk kanë paguar faturat e të ujit për muajin shkurt, thotë për Alsat drejtori i ndërmarrjes, Jovanço Meçkaroski. Kjo vjen pasi struganët mbetën pa ujë të pastër për më shumë se një muaj. “Për ata që kanë paguar tashmë faturat, do të duhet tua kthejmë paratë deri në fund të vitit, ndërsa për ata që nuk kanë paguar, do të kërkojmë një zgjidhje për t’i kompensuar në llogari të tjera gjatë vitit. Do të kishte qenë më mirë nëse të gjithë do të kishin paguar faturat e tyre, dhe t’ua kishim minusuar me fatura më të ulëta gjatë muajve të ardhshëm, ” thotë Meçkaroski. Sipas tij, së bashku me Këshillin Drejtues, duhet të marrin vendim për mënyrën e procedimit.

“Ka të ngjarë që faturat të rimbursohen deri në fund të vitit. Nuk do të rimbursohen menjëherë, por me këste, sepse ndërmarrja do të lihet në gjendje të palakmueshme. Me vendim të Këshillit është marrë vendimi për rimbursimin e parave nga komuna. Duhet të mblidhet Këshilli Drejtues, të hartohet një marrëveshje dhe të nënshkruhet me komunën për të rimbursuar shumën që do t’i paraqesim zyrtarisht si ndërmarrje publike, të cilën e kemi faturuar për muajin shkurt”, deklaroi Jovanço Meçkaroski – Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit – Strugë.

Një problem shtesë është që komuna duhet të transferojë të gjithë shumën tek ata, në një situatë kur kompania nuk ka arritur t’i mbledhë paratë. Ndërkohë vetëm 30% e qytetarëve kanë paguar faturat e ujit për muajin shkurt, ndërsa “Ujësjellësi” nga 8.5 milionë denarë të planifikuara, arkëtoi vetëm 3 milionë./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button