Trump propozon Erik Uendt ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, propozoi emërimin e ish-gjeneralit amerikan në NATO, Erik Uendt, si ambasador të ri të SHBA-së në Shqipëri. Sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të nominimeve dhe tërheqjeve të dërguara në Senat, Uendt u propozua për të drejtuar misionin diplomatik amerikan në Tiranë. Emërimi i tij pritet të shqyrtohet nga Senati amerikan, i cili duhet të japë miratimin përfundimtar. Uendt ka një karrierë të gjatë mbi tri dekada në ushtri dhe në struktura ndërkombëtare të sigurisë. Ai është oficer i pensionuar i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara me mbi 34 vjet shërbim. Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur poste kyç në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit. Gjatë karrierës së tij, Uendt ka qenë koordinator i Sigurisë i SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez në periudhën 2017–2019, si dhe shef i Shtabit në Komandën e Paqësorit të SHBA-së./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button