Barack dhe Michelle Obama vaksinohen kundër Covid-19

RIsh-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe partnerja e tij, Michelle janë vaksinuar kundër koronavirusit. Lajmin e ka bërë me dije vetë çifti përmes një postimi në rrjete sociale, të cilët shprehen se kjo është mënyra më e mirë për ta luftuar këtë pandemi. “Unë dhe Michelle u vaksinuam kundër COVID-19 sepse e dimë se është mënyra më e mirë për të mposhtur këtë pandemi, për të mbrojtur njëri-tjetrin dhe për ta rikthyer vendin përsëri në funksionim. Kështu që shpresoj se do ta merrni vaksinën sa më shpejt që të jetë e mundur. Mund të të shpëtojë jetën.”, u shpreh ish-presidenti.