Barazia gjinore/ Gratë diskriminohen në paga

Barazia gjinore/ Gratë diskriminohen në paga

Gazetare: Linda Ebibi

Diferenca në të ardhura mesatare mes grave dhe burrave tregon për një diskriminim ndaj grave. Kështu thonë nga Rrjetit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare. Sipas Ana Bojçevska Mitrevska nga ky rrjet, më të diskriminuara janë gratë nga mosha 30 deri në moshën 40 vjeçare, në kohën kur ata vendosin të krijojnë familje.

“Nga ajo që është e qasshme për ne si të dhëna nga Enti Shtetëror i Statistikave mund të shohim se hendeku i pagave, pra diferenca në të ardhurat mesatare midis grave dhe burrave, tregon një diskriminim të madh të grave në tregun e punës. Kjo do të thotë se hendeku i pagave është mes punëtoreve të moshës 30 dhe 40-45 vjeçare, shkaku i së cilës është se gratë atëherë vendosin të krijojnë familje, dhe për shkak të këtij vendimi nuk trajtohen në mënyrë të barabartë ndaj kolegëve të tyre në tregun e punës”, tha Ana Bojçevska Mitrevska, Rrjetit kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se shteti vazhdimisht mundohet të tregojë se gratë janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë në pozicione të larta, por në praktikë kjo është ndryshe.

“Vazhdimisht në një farë mënyre thuhet se 60 për qind e grave janë të përfaqësuar në administratën shtetërore, që duan të tregojnë se gratë janë në mënyrë të barabartë të kyçura në administratë sikurse burrat, megjithatë këto përqindje nëse i shihni nga aspekti se sa burrat janë të përfaqësuar në pozicione më të larta të punës, do shihni se ekziston dallim i madh”, deklaroi Uranija Pirovska, Komiteti i Helsinkit.

Gjatë panel diskutimit të organizuar nga Rrjeti Kombëtar kundër dhunës së grave, u theksua edhe fakti se gjysma e grave në Maqedoninë e Veriut janë ekonomikisht joaktive, dhe që nuk kërkojnë punë. Mbi 50 për qind e tyre këtë e kanë arsyetuar me angazhimet që kanë rreth përkujdesjes familjare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button