Barazojnë rivalët e tjerë të Ballkanit në Grup G të Ligës së Konferencës

Ka përfunduar ndeshje e Ligës së Konferencës ndërmjet Sivasporit dhe Sllavia Pragës, skuadra këto që bëjnë pjesë në Grupin G, pjesë e të cilit është edhe skuadra kosovare Ballkani.

Skuadra çeke kaloi në epërsi pas katër minutave lojë, por ajo turke u kundërpërgjigj shpejtë duke rikthyer baraspeshën në minutën e 27’ me golin e realizuar nga Saba. Kjo pasqyrë e rezultateve pas ndeshjeve të para nënkupton që të katër skuadra kanë nga një pikë që nënkupton se kampioni i Kosovës nuk ka mbetur prapa asnjë skuadre pas barazimit me romunët e CFR Cluj.

Momentalisht grupin e kryesojnë Sllavia Praga dhe CFR Cluj për shkak se morën pikë si mysafir, pastaj renditet Sivasporti dhe Ballkani që renditet në vendin e katërt. Ndeshjen e radhës në Ligën e Konferencës Ballkani do të zhvillojë kundër Sllavia Pragës në udhëtim më 15 shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button