Barca barazon pa gola me Kadizin, rrezikohet stoli i Kumanit

Skuadra e Barcelonës pavarësisht dominimit nuk gjetën rrugën drejt golit, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 0-0 në terrenin e skuadrë së Kadizit. E tërë ndeshja ishte dominuar nga Barcelona që assesi nuk gjenin rrugën drejt golit. Memfis Depaj kishte një rast të artë, por dështoi nga afërsia.
Problemet për Barcelonën nisën kur Frenkie de Jong u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë për katër minuta. Nga kjo përfitoi Kadizi, që nisi të ndërtonte aksione, por gjithashtu nuk i finalizuan.

Salvi Sançez e kishte rastin ideal, mirëpo dështoi të shënonte në pozitën një kundër një ndaj Ter Stegen. Në kohën shtesë, edhe trajneri i Barelonës u ndëshkua me karton të kuq, për shkak të protestive për një vendim të arbitrit kryesor. Kësisoj, me këtë barazim, nuk do ishte çudi nëse Kuman do shkarkohej ditëve të ardhshme.
Barcelona renditët në pozitën e shtatë në tabelë me 9 pikë, derisa Kadiz ngritët në vendin e 14-të me 6 pikë.