SHBA ua tërheq vërejtjen Kosovës dhe Serbisë: Nëse nuk shtensionohet situata do ketë pasoja për dy palët

Një takim urgjent është thirrur për nesër në Bruksel mes Kosovës e Serbisë, pas situatës të tensionuar në veri të vendit me qëllim zbatimin e reciprocitetit të targave, derisa është bërë thirrje vazhdimisht që të qetësohet situata.

- Advertisements -

Në takimin e së mërkurës i inicuar nga Bashkimi Evropiamn, do marrë pjesë i dërguari special Miroslav Lajcak, por një turbullirë ishte krijuar rreth pjesëmarrjes së SHBA-ve, dhe pranisë së zv/ndihmës Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se dialogu i nesërm do jetë Kosovë-Serbi dhe BE, kurse të tjerët vetëm do e mbështesin nga jastë, duke e mohuar në një mënyrë pjesëmarrjen e Escobar.

Por nga Departamenti i Shtetit amerikan kanë konfirmuar se edhe Gabriel Escobar do përfshihet në bisedimet e kësaj jave në Bruksel.

‘’Ngjarjet e fundit kanë treguar se mospajtimet mes Beogradit dhe Prishtinës nëse nuk tejkalohen, do të ndikojnë negativisht në investimet e huaja dhe do të kontribuojnë në largimin e mëtejmë të trurit të ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë të realizojnë potencialin e tyre të vërtetë, dhe do të ndëpreresin integrimin e tyre të mëtejmë në institucionet evropiane”, thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan i Shtetit për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Tutje të pyetur se a do marrë pjesë Escobar, ata kanë thënë se edhe ai do jetë pjesë e bisedimeve të kësaj jave në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë.

Kujtojmë se janë bërë më shumë se 8 ditë prej kur Njësia Speciale është vendosur në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinje dhe Bërnjak, nga ku po implementohet reciprociteti i targave.

LEXO EDHE:

Back to top button