Barça bën hapin e madh drejt titullit, mposht Atleticon

Barça bën hapin e madh drejt titullit, mposht Atleticon

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Atletico Madridit të cilin e mposhti me rezultat minimal 1-0 në “Camp Nou” duke bërë kështu një hap të madh drejt titullit kampion në këtë edicion të La Ligas.

Skuadra e Xavit kishte marr dy barazime të njëpasnjëshme në kampionat, por që është rikthyer te fitorja në këtë derbi të madh. Golin e vetëm për katalanasit e realizoi Ferran Torres në minutën e 44’ pas asistimit nga Raphinha, transmeton KosovaPress.

Me këtë fitore, Barcelona ofrohet edhe më shumë tek titulli kampion. Ata tashmë kanë 76 pikë në vendin e parë, 11 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

LEXO EDHE:

Back to top button