Barca dhe Reali “refuzojnë” transferimin e Alaba-s

Barcelona synon që ta merr Alaban me parametër zero, por bisedimet nuk ka përparuar për shkak të kërkesave të larta të futbollistit. Kërkesat e Alabas, ishin astronomikem pasi kërkoi një pagë prej 15 milionë eurosh neto në sezon (me një kosto për klubin prej 30 milionë eurosh) dhe, përveç kësaj, një bonus transferimi. Pasi njohu kërkesat e tepruara të anësorit, Barça ka vendosur të ndalë çdo negociatë, për momentin, sepse nënshkrimi është i parealizueshëm për shkak të situatës aktuale të klubit, i cili po negocion një rregullim të përkohshëm të pagave për të lehtësuar dëmin që kanë shkaktuar pandemia (rreht 300 milionë euro humbje).

Sipas “Diario AS”, reprezentuesi i Austrisë është ofruar Real Madridit, meqenëse kontrata momentale i skadon në verën e vitit 2021. Trajneri Zinedin Zidan është admirues i lojtarit, mirëpo nuk do arrijnë ta transferojnë shkaku i situatës financiare. Austriaku nuk do mbetet në “Allianz Arena”, derisa top klubet evropiane kanë nisur interesimin, por Alaba preferon kalimin në La Liga.

Alaba për gjigantin gjerman ka bërë rreth 400 paraqitje, derisa debutoi në vitin 2009.

LEXO EDHE:

Back to top button